LAJME

Kuvendi ratifikon 4 marrëveshje ndërkombëtare, tri me Suedinë e një me Belgjikën

Kuvendi ratifikon 4 marrëveshje ndërkombëtare, tri me Suedinë e një me Belgjikën
TV Prizreni
TV Prizreni
13 Nëntor 2026, 12:51

Kuvendi i Kosovës në vazhdimin e seancës që po mbahet të premten ka ratifikuar katër marrëveshje ndërkombëtare.

Ato kanë marrë përkrahjen e shumicës së deputetëve.

Kuvendi ka miratuar tri marrëveshje me Suedinë, atë për ekstradim, marrëveshjen për transferimin e personave të dënuar dhe atë për ndihmën e ndërsjellë juridike në çështjet penale.

Gjithashtu është ratifikuar edhe traktati për ndihmë të ndërsjellë juridike në çështjet penale ndërmjet Kosovës dhe Belgjikës.

Kuvendi i Kosovës gjithashtu ka miratuar edhe propozim-programin e punës së Kuvendit për sesionin vjeshtor 2026. /KOHA

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika