LAJME

Ndërron jetë veprimtari prizrenas në Gjermani, Hasan S. Qunaj

Ndërron jetë veprimtari prizrenas në Gjermani, Hasan S. Qunaj
TV Prizreni
TV Prizreni
22 Mars 2021, 21:01

Ka ndërruar jetë veprimtari Hasan Sylë Qunaj nga fshati Nashec, i cili ka jetuar e punuar në Berlin të Gjermanisë, raporton Gazeta e Prizrenit.

Ai ka qenë ndër mërgimtarët më të hershëm, pasi që pranverë të vitit 1971 kishte shkuar në Gjermani. Ishte njeri i urtë, atdhetar dhe i mençur, andaj ishte ndër mërgimtarët më të nderuar. Sipas disa aktivistëve atje, i ndjeri ka qenë pjesë, por edhe organizator i shumë aktiviteteve humaniste dhe atdhetare të mbajtura në Berlin.

Mbahet mend përkrahja e tij ndaj “Fondit të 3 përqindshit “ dhe atij “Vendlindja thërret”.

Po ashtu, Hasan Qunaj ka ndihmuar shumë të përndjekurit dhe refugjatët shqiptarë gjatë viteve 1992-1998.

“Ne të njohëm qysh nga vitet 1990-1997, kur erdhëm si të përndjekur nga terrori dhe dhuna serbo-sllave e Millosheviqit. Shtëpia jote ishte e hapur për ne,derisa ne u vendosem në kampet për të përnjdekur. Jemi shumë shqiptarë, që nuk do ta harrojmë bukën dhe ndihmën e dhënë të lajës Hasan. Të jemi mirënjohës për këshillat e tua si një prind i dytë dhe kontributin tënd”, kanë shkruar ndër tjera disa nga mërgimtarët nga rrethina e Prizrenit, të cilët tashmë jetojnë në Gjermani./GazetaePrizrenit

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika