PRIZRENI ME RAJON

Ndërron jetë nga COVID-19, Nexhip Berisha, punonjës i Kuvendit Komunal të Prizrenit

Ndërron jetë nga COVID-19, Nexhip Berisha, punonjës i Kuvendit Komunal të Prizrenit
TV Prizreni
TV Prizreni
13 Dhjetor 2020, 20:03

Sonte ka ndërruar jetë në moshën 54 vjeçare, Dr.Nexhip Berisha, punonjës i Komunës së Prizrenit.

Lajmin për vdekjen e tij e ka konfirmuar, drejtori i Spitalit të Prizrenit, Afrim Avdaj.

Drejtori Avdaj, ka ngushëlluar familjarët duke ia dedikuar një shkrim kolegut të tij të ndjerë.

“Do të jesh me ne ashtu siq ishe me mua si shok i studimeve, si doktor dhe do të jesh me mua si frymezim i një miqësie dhe si një koleg i paharuar.

Përjetësia ju takon heronjëve,punonjësve shëndetësore në betejën e tyre sublime ne ruajtjen e shëndetit të popullatës

Dr.Nexhip Berisha pusho në tokën e bekuar të Kosovës për të cilën punove pa rreshtur.

Ngushllime familjarëve e miqve tonë të përbashkët”, shkruan Avdajt për shokun e tij të ndjerë.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika