Sot, në varrezat e veteranëve të UÇK-së, në fshatin Korishë, me nderime ushtarake iu dha lamtumira e fundit ish-ushtarit të UÇK-së, Shaban Bytyqit, nga Lutogllava e Prizrenit.
Lajmin e kanë bërë të ditur familjarë të tij përmes një njoftimi mortor. Bytyqi ka ndërruar jetë të premtën, ndërsa ai u varros sot ku pjesë e ceremonisë ishin pjestarët e Ushtrisë së Kosovës.





