Pas një sëmundjeje të shkurtër, në moshën 62-vjeçare ka ndërruar jetë afaristi i njohur prizrenas, Dervish Shehu, njëri nga themeluesit e kompanisë “Desave” në Prizren, e cila u themelua në vitin 1984.
Përveç veprimtarisë së tij si afarist dhe biznesmen, Shehu njihej edhe për angazhimin humanitar. Ai në kohën e luftës kishte ofruar mbështetje logjistike për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës dhe pas luftës kontribuoi në rindërtimin dhe ndërtimin e disa xhamive.






