Janë ndërprerë kërkimet për personin i cili dyshohet se gjatë ditës së djeshme është hedhur nga Ura e Fshajtë në Gjakovë.Kjo është bërë e ditur nga zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Nusret Gjurkaj për “Gazeta Blic”“
Pas vëzhgimit të terenit dhe në veçanti shtratit të lumit janë nderpre kerkimet, me arsyetim kushtet e pamundeshme të kërkimit nga uji dhe të reshurat atmosferike. Per vazhdimin e ketij operacioni do të njoftoheni”, thuhet në përgjigjen e tij.
Rasti ka ndodhur dje, derisa viktima dyshohet se është hedhur nga “Ura e Fshajt” në Gjakovë.“Tani jemi në fazën e parë të hetimeve dhe nuk mund të japim detaje më shumë. Dyshohet se një person i lindur rreth vitit 1971/72 është vërejtur nga një kalimtar i rastit që ka kërcy. Veturën e ka parku afër rrugës e ka lënë një letër.Policia e ka këqyr vendin e ngjarjes. Ne kemi njoftu njësitë e kërkim-shpëtimit, presin që edhe ata të na e bashkëngjiten”, ka thënë , Nysret Gjurkaj, zëdhënës i Policisë së Kosovës në Rajonin e Gjakovës.