Me një investim në vlerë 468 mijë euro nga Ministria e Shëndetësisë, Klinika e Ortopedisë në QKUK është pajisur me Mikroskop Operativ për Kirurgji Spinale.
Përmes një postimi në rrjetin social në Facebook të Qeverisë së Kosovës bëhet e ditur se kjo aparaturë mundëson ndërhyrjen precize në shtyllën kurrizore.
“Aparaturë moderne në Klinikën e Ortopedisë. Me një investim në vlerë 468 mijë euro nga Ministria e Shëndetësisë, Klinika e Ortopedisë në QKUK është pajisur me Mikroskop Operativ për Kirurgji Spinale, një pajisje moderne që mundëson ndërhyrje shumë precize në shtyllën kurrizore, nerva dhe palcë kurrizore, duke rritur sigurinë për pacientët gjatë operimeve të komplikuara” – thuhet në postim.