Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, në 27-vjetorin e ndërhyrjes ushtarake të Aleancës së NATO-s në Kosovë, ka thënë se kjo fushatë i solli lirinë vendit.
Përmes një postimi në Facebook, presidenti shqiptar tha se Shqipëria i është përgjithmonë falënderuese Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe aleatëve të saj të NATO-s.
“Sot shënohet 27-vjetori i ndërhyrjes ushtarake të Aleancës së NATO-s kundër regjimit shtypës serbomadh të Millosheviçit, fushatë e cila përfundoi me sukses duke sjellë lirinë e Kosovës dhe paqen që gëzojmë sot në të gjithë rajonin”.
“Shqipëria, sot e përgjithmonë, i është falënderuese Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe aleatëve të saj të NATO-s!”, ka shkruar Begaj.