LAJME

Ndalohet një kamion me targa serbe në veri, kishte të ngarkuar 3600 kg speca – dyshohet se ishin kontrabanduar

Ndalohet një kamion me targa serbe në veri, kishte të ngarkuar 3600 kg speca – dyshohet se ishin kontrabanduar
TV Prizreni
TV Prizreni
23 Shtator 2023, 13:17

Është parandaluar një rast i kontrabandës me mallra në pjesën veriore të vendit, saktësisht në fshatin Bistricë të Leposaviqit.

Policia e Kosovës ka njoftuar se në të njëjtin vend kishin ndaluar një kamion me targa të Serbisë.

“Gjatë kontrollit policia ka vërejtur se në kamion ishin të ngarkuar një sasi e mallit (speca) me peshë rreth 3600 kg, e që dyshohej të jetë kontrabanduar. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori dhe i cili ka autorizuar inicimin e rastit ‘kontrabandim me mall’”, thuhet në njoftimin e PK-së.

Malli dhe automjeti janë sekuestruar dhe dërguar në terminalin doganor, ndërsa rasti do të vazhdojë të trajtohet nga Njësia Rajonale e Hetimeve të Drejtorisë Rajonale e Policisë Kufitare-Veriu.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika