LAJME

Ndalohet në Aeroportin e Prishtinës shtetasja e Kosovës, ishte kthyer nga Austria për shkak të dokumenteve false

Ndalohet në Aeroportin e Prishtinës shtetasja e Kosovës, ishte kthyer nga Austria për shkak të dokumenteve false
TV Prizreni
TV Prizreni
19 Prill 2022, 11:52

Një femër me shtetësi të Kosovës është ndaluar nga policia të hënën në Aeroportin e Prishtinës.

Policia njofton se e njëjta ishte kthyer nga autoritetet austriake, pasi kishte prezantuar leje-qëndrimin austriak të falsifikuar.

“Aeroporti i Prishtinës, 18.04.2022 – 10:45. Është ndaluar e dyshuara femër kosovare, e cila ishte kthyer nga autoritetet austriake, pasi kishte prezantuar leje-qëndrimin austriak të falsifikuar”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.

Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt. /Telegrafi/

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika