Dogana e Kosovës ka njoftuar se në kuadër të kontrolleve të rregullta në pikëkalimet kufitare, zyrtarët doganorë në Vërmicë kanë zbuluar dhe ndaluar përkohësisht një sasi të konsiderueshme të pajisjeve elektronike të përdorura, të cilat po tentohej të futeshin në territorin e Republikës së Kosovës pa u deklaruar në mënyrë të rregullt doganore.
Ndalohen pajisje elektronike të padeklaruara në Vërmicë

Pajisjet e ndaluara përfshijnë: laptopë, telefona mobilë, tabletë, pajisje fotografike, dëgjuese dhe orë dore, të cilat nuk ishin të shoqëruara me dokumentacionin përkatës.
Pas evidentimit të shkeljes, janë marrë masa për ndalimin e përkohshëm të mallrave dhe ndaj personit përgjegjës është iniciuar procedurë për kundërvajtje doganore, në bazë të nenit 244 të Kodit Doganor dhe të Akcizave të Kosovës (KDAK).
Dogana e Kosovës vazhdon të jetë e përkushtuar në luftimin e kontrabandës, mbrojtjen e tregut të brendshëm dhe respektimin e ligjshmërisë në qarkullimin ndërkufitar të mallrave.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Tre vjet nga rënia e Afrim Bunjakut, 11 policë nderohen me Medalje për Shpëtim Jete

Shqipëria në trevjetorin e Banjskës: Nuk mund të ketë paqe të qëndrueshme pa llogaridhënie

Komisioni për Komunitete viziton shkollat e Prizrenit për të vlerësuar nevojat e nxënësve

