LAJME

Ndalohen dy zyrtarë të Qendrës për Punë Sociale, dyshohet se punësuan kundërligjshëm 10 persona

Ndalohen dy zyrtarë të Qendrës për Punë Sociale, dyshohet se punësuan kundërligjshëm 10 persona
TV Prizreni
TV Prizreni
8 Shtator 2023, 18:33

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka njoftuar se ka lëshuar aktvendim për ndalimin e dy zyrtarëve të Qendrës për Punë Sociale në Prishtinë, nën dyshimin se kanë keqpërdorur pozitën.

Sipas njoftimit për media të premten, është lëshuar vendim për ndalimin e dy zyrtarëve me inicialet V.M..

Ata dyshohet se kanë punësuar rreth 10 persona në mënyrë të kundërligjshme dhe se njërin nga këta persona e kanë punësuar si menaxhere për trajtimin e një rasti të dhunës seksuale, “përkundër faktit se e angazhuara nuk i kishte plotësuar kushtet ligjore për të trajtuar një rast të tillë dhe të ndjeshëm”.

Prokuroria ka thënë se në koordinim me Policinë po vazhdon veprimet hetimore për rastin.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika