LAJME

Ndalet në Jarinjë një pjesëtar i MUP-it serb, MPB-ja i heq shtetësinë e Kosovës

Ndalet në Jarinjë një pjesëtar i MUP-it serb, MPB-ja i heq shtetësinë e Kosovës
TV Prizreni
TV Prizreni
8 Gusht 2026, 17:21

Një pjesëtar i Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë (MUP) është ndaluar të enjten në mbrëmje në pikëkalimin kufitar në Jarinjë.

Policia e Kosovës e ka konfirmuar rastin, duke bërë të ditur se personi është nga Kosova dhe se është marrë në pyetje. Sipas Policisë, marrja në pyetje nuk nënkupton domosdoshmërisht se personi do të dërgohet në mbajtje.

Ndërkohë, në një dokument të Ministrisë së Punëve të Brendshme, të cilin e posedon RTK, bëhet e ditur se më 6 gusht 2026 është marrë vendim për heqjen e shtetësisë së Republikës së Kosovës për Vido Gjuriqiq, i lindur më 11 shkurt 1973 në Mitrovicë.

Sipas vendimit të MPB-së, Gjuriqiq ka qenë shtetas i Kosovës dhe njëkohësisht shtetas i Republikës së Serbisë.

Në arsyetimin e vendimit thuhet se Gjuriqiq “është anëtar i forcave policore të një shteti tjetër” dhe se për këtë nuk ka marrë pëlqimin e organit kompetent.

Sipas MPB-së, një veprim i tillë lidhet me veprimtari që rrezikojnë sigurinë kombëtare të Republikës së Kosovës.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika