LAJME

Ndahet nga jeta poetja nga Shkupi, Lindita Ahmeti

Ndahet nga jeta poetja nga Shkupi, Lindita Ahmeti
TV Prizreni
TV Prizreni
9 Prill 2024, 14:16

Ka ndërruar jetë në moshën 50 vjeçare poetja nga Shkupi, Lindita Ahmeti.
Lajmin për ndarjen nga jeta të poetes e kanë bërë të ditur përmes një njoftimi mortorbabai i saj, shkrimtari Xhabir Ahmeti, në Facebook, në orët e hershme të mëngjesit të 9 prillit.

“Lajm i tmerrshëm. E humbëm edhe vajzën tonë të mrekullueshme Linditën para një gjysmë ore”, shkroi Ahmeti në orët e hershme të mëngjesit të 9 prillit.

Linidta, pas përfundimit të shkollës së mesme në Shkup, ajo vazhdoi studimet në Fakultetin e Filologjisë të Universitetit të Shkupit, ku u specializua në filologjinë klasike. Me një pasion të flaktë për letërsinë, ajo ligjëroi letërsinë antike në Universitetin e Tetovës dhe punoi në Institutin e Trashëgimisë Shpirtërore dhe Kulturore të Shqiptarëve.

Kjo përmbajtje ofrohet nga Facebook. Duke e ngarkuar, pranoni që Facebook të vendosë cookies.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika