Në moshën 62 vjeçare, është ndarë nga jeta, Masar Ajazaj, pronari i zdrukthtarisë së mirënjohur në Prizren ” Vebi Zhur”, bëjnë të ditur familjarë të tij përmes njoftimeve mortore në rrjete sociale.
“Me dhimbje të thellë njoftojmë familjarët, miqtë dhe farefisin tonë se në moshën 62-vjeçare, pas një sëmundje të shkurtër, ka ndërruar jetë vëllai ynë, Masar (Vebi ) Ajazaj, duke na lënë të pikëlluar dhe me zemër të thyer.
Dhimbjen nuk mund ta shprehin dot fjalët, por kujtimi për ty do të jetë i përjetshëm.
Varrimi i të ndjerit bëhet sot, më 06.02.2024, ndërsa falja e xhenazës bëhet me namazin e ikindisë, në xhaminë e Tërzimahallës”, thuhet në njoftim.