LAJME

Ndahet nga jeta aktivisti i dalluar për të drejtat e personave me nevoja të veçanta, Refki Kryeziu

Ndahet nga jeta aktivisti i dalluar për të drejtat e personave me nevoja të veçanta, Refki Kryeziu
TV Prizreni
TV Prizreni
23 Shkurt 2024, 16:36

Pasditen e sotme, ka ndërruar jetë në moshën 60 vjeçare, aktivisti i shquar prizrenas për të drejtat e personave me nevoja të veçanta, Refki Kryeziu, kanë bërë të ditur përmes njoftimeve mortore në rrjete sociale familjarë dhe miq të tij.

I ndjeri ka qenë mjaft aktiv gjatë jetës së tij për zgjidhjen e shumë problemeve që i preokuponin personat me nevoja të veçanta, ku edhe vet i përkiste kësaj kategorie të shoqërisë sonë.

Varrimi i, Refki Kryeziut, do të bëhet ditën e shtunë në ora 12:00 në varrezat e lagjes “ Arbana” të Prizrenit.

 

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika