Komisionin për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti, me shumicë votash ka miratuar propozimin e Mimoza Kusar – Lila që t’i ndahen 11 milionë euro KOSTT-it për pagesën e rrymës në veri.
Pati shumë përplasje në Komisionin për Ekonomi lidhur me çështjen e pagesës së rrymës për Veriun e Kosovës.
Deputeti nga radhët e PDK-së, Uran Ismaili i bëri apel deputetëve të Vetëvendosjes që të votojnë kundër pagesës së rrymës për veriun e Kosovës.
Me këtë rast, Uran Ismaili tha se “nese ne si deputet nuk e ngrisim zërin kur shohim abuzim, atëherë ne po ja mundësojmë rrugën krimit. Nuk mund të gjejmë arsyetime, e kemi rastin të votojmë kundër, dhe duhet të votojmë kundër.” Në këtë cështje, deputetët e VV-së përfshirë Mimoza Kusari-Lilën dhe Armend Mujën votuan për pagesën e rrymës së veriut, ndërsa deputetët e opozitës në këtë komision votuan kundër.
Kryesuesi i Komisionit Ferat Shala ka kritikuar sërish qeverinë që është pa plan qeveritar për një treg të integruar të energjisë.
“Mos me ju kthyer historisë shteti funksionon dhe të vjen qeveria me plan qeveritar dhe kur vendos që ne të kemi një treg të integruar të qeverisë dhe ti mbledhim taksat në veri, unë nuk jam për me legalizua pagesën në këtë formë dhe ju mbështes për me ndërpre dhe unë po ja dhë një afat qeverisë për me ndërpre këtë”.
Ndërsa Mimoza Kusari-Lila tha se problemi është që 20 vite, derisa tha ti jepet afat 6 mujor qeverisë.
Keni pasur dje debat me KOSTT-in që ata i kanë propozuar këto zgjidhje dhe i ke thanë bordit mos u kthe në histori ata kanë propozuar që ne mundemi me ble rryme me kopensu. Problemi është 20 vjeçar, por i ka ra fati kësaj qeveria dhe po i japim afat 6 mujor”, tha ajo.
Edhe Pal Lekaj ka qenë kundër këtij vendimi.
“Ne kemi përgjegjësi që mos ta vazhdojmë të keqen që është që 20 vite dhe hajde të bëjmë diçka më të mirë, unë nuk pajtohem që ta ngarkojmë KOSTT-in”, tha ai.