Ish-deputeti i LDK-së, Naser Rugova ka dërguar disa mesazhe në adresë të lidershipit të LDK-së në lidhje me zgjedhjet lokale.Ai në “Debat Plus” ka thënë se LDK ka probleme në përzgjedhjen e disa kandidatëve fitues.“Po flas për Prishtinën që ka qenë hambarë i votave të LDK-së. Po flas për Mitrovicën, Prizrenin, Gjakovën dhe Ferizajn. I dërgoj mesazh lidershipit se në këto komuna jemi keq dhe duhet ta rikuperojmë strukturën e LDK-së”, tha ai, përcjell Telegrafi.
Naser Rugova i çon mesazh Lumir Abdixhikut: Në pesë komuna të mëdha LDK i ka punët keq

Ish-deputeti thotë se propozimet e kryetarëve do të ishte dashur të vijnë nga dega për t’u evituar problemet.“Në kohën e Presidentit Rugova, dega ka vendosur se kush do të jetë kandidatë për kryetar të komunës”.Rugova thotë se 85% e Kryesisë së LDK-së kanë qenë edhe në Kryesinë e LDK-së kur ka udhëhequr Isa Mustafa.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Tre vjet nga rënia e Afrim Bunjakut, 11 policë nderohen me Medalje për Shpëtim Jete

Shqipëria në trevjetorin e Banjskës: Nuk mund të ketë paqe të qëndrueshme pa llogaridhënie

Komisioni për Komunitete viziton shkollat e Prizrenit për të vlerësuar nevojat e nxënësve

