Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, ka thënë se kryeministri Albin Kurti do të vazhdojë takimet në lidhje me çështjen e zgjedhjes së presidentit.
“Kryeministri sot ka një prezantim, është në Londër siç jeni në njohuri, ndërkohë që besoj që edhe gjatë fundjavës por edhe shumë shpejtë do të vazhdojmë me takime” – tha Nagavci për media para seancës plenare më 10.04.2026.
Në lidhje me marrëveshjen e Bordit të Paqes e cila nuk është sjellë ende në Kuvend për ratifikim, Nagavci tha se beson se gjatë javës së ardhshme kjo marrëveshje do të diskutohet në komisionin përkatës dhe pastaj do të sillet në Kuvend për miratim.
“Besoj që gjatë javës së ardhshme, me sa e di Komisioni do ta shqyrtojë në fillim të javës së ardhshme dhe sapo të shqyrtohet në komisionin funksional do të vij në Kuvend dhe do ta votojmë”- shtoi ajo më 10.04.2026.
Kanë mbetur 18 ditë të afatit kushtetues për zgjedhjen e presidentit dhe ende nuk ka asnjë marrëveshje mes partive për një kandidat konsensual./Kallxo.com