LAJME

Myslimanët kremtojnë Kurban Bajramin

Myslimanët kremtojnë Kurban Bajramin
TV Prizreni
TV Prizreni
9 Korrik 2022, 07:56

Myslimanët në tërë botën, ashtu edhe në Kosovë, sot po kremtojnë festën e Kurban Bajramit, festë kjo e cila simbolizon sakrificën e besimtarëve ndaj Zotit dhe humanitetin ndërmjet njerëzve.

Manifestimi qendror për territorin e Kosovës, kushtuar kësaj feste, po mbahet në “Xhaminë e Madhe” në Prishtinë.

Ritet për këtë festë nisën me faljen e namazit të sabahut që u bë në ora ora 4:32 minuta.

Ligjëratën tematike kushtuar festës së Kurban – Bajramit e mbajti Dr. n Bislimaj – kryeimami i KBI-së së Prizrenit.

Namazi i Kurban-Bajramit është falur në orën 5.43 dhe i priu kryeimami i Këshillit të Bashkësisë Islame të Prishtinës, Burhan ef. Hashani, ndërsa hytben – mesazhin e Kurban – Bajramit do ta mbajë Myftiu i Kosovës, Naim ef. Tërnava./KP/

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika