- Reklama -

Mustafa: Vetëvendosje s’meriton përkrahje, e ka kundërshtuar pavarësinë dhe simbolet e Kosovës

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, është shprehur se ky subjekt politik do të do të triumfojë në zgjedhjet e 14 shkurtit.

“Ia lëmë LVV-së sondazhet, ne i marrim votat sepse e kemi besimin e qytetarëve. Me pas qenë me sondazhe moti disa parti ishin bërë të mëdha dhe moti do të qeverisnin me Kosovën. Ne moti kemi qeverisur dhe kemi qeverisur në mënyrën më të mirë”, ka nisur Mustafa fjalën e tij.

- Reklama -

“Për kandidat për kryeministër e kemi Avdullah Hotin, njeriun e mençur e të urë, që di t’i zgjidhë problemet e qytetarëve të Kosovës. Hoti është njeri që na solli njohjen nga Izraeli dhe nënshkroi marrëveshjen e parë në Shtëpinë e Bardhë. Duhet t’i votoni kandidatët e LDK-së për deputetë dhe Hotin. Ky është fati dhe e ardhmja e Kosovës”.

Mustafa ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje nuk meriton të votohet, ndërkaq ka thumbuar edhe Vjosa Osmanin e cila ndodhet në listën e këtij subjekti politik.

“Ata që kanë thyer qafën e kanë shkuar nga LDK nuk mund ta marrin trashëgiminë e Ibrahim Rugovës, as flamurin, as himnin dhe as kulturën tonë demokratike. Ajo është e jona. Ne dallojmë me ata që kanë kulturë tjetër. Kultura e tyre ka qenë kulturë rrënuese. E kanë refuzuar Planin e Ahtisaarit, pavarësinë dhe simbolet dhe nuk e meritojnë përkrahjen e qytetarëve që ta drejtojnë Kosovën. Ky që është në krye të komunës [Shpejtim Bulliqi] ju ka lënë pa viza. Të tillët nuk e meritojnë që të përkrahen”.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Prizreni dhe fshatrat përreth nesër me mungesë të energjisë elektrike

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...

Zhurianët ndër shekuj: Që nga Beteja e Lumës, trashëgimtarë të rezistencës dhe trimërisë

Në krahun e majtë të brigjeve të Drilonit të...

Policia jep detaje për trupin e pajetë të 26 vjecarit nga Prizreni të gjetur sot tek “Drini i bardhë”

Është gjetur pa shenja jete 26-vjeçari në Prizren, i...

Gjendet i vdekur një person në Prizren

Një person është gjetur i vdekur në shtëpinë e...

Fillojnë punimet për ndërtimin e rrethrrotullimit të ri në rrugën Tirana, pranë KFOR-it Turk

Komuna e Prizrenit ka njoftuar se të martën, më...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort