• Ballina
  • Politika e privatësisë
  • Politikat e “Cookies”
Tuesday, February 7, 2023
TV Prizreni
  • Ballina
  • PRIZRENI ME RAJON
  • VENDI
  • RAJONI DHE BOTA
  • OPINIONE
  • EKONOMI
  • SPORT
  • ROZË
  • SHËNDETËSI
  • ARGËTIM
  • TEKNOLOGJI
No Result
View All Result
  • Ballina
  • PRIZRENI ME RAJON
  • VENDI
  • RAJONI DHE BOTA
  • OPINIONE
  • EKONOMI
  • SPORT
  • ROZË
  • SHËNDETËSI
  • ARGËTIM
  • TEKNOLOGJI
No Result
View All Result
TV Prizreni
No Result
View All Result
Home LAJME

Gastronomët për 3 milionët: Të papranueshme dhe shumë nënçmuese

tvprizreni by tvprizreni
February 3, 2021
in LAJME, VENDI
0
Gastronomët kundër masave të reja të Qeverisë: Ky orar është i pamjaftueshëm
0
SHARES
12
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Shoqata e Gastronomëve të Kosovës ka thënë se 3 milionë euro nga Ligji për Rimëkëmbje Ekonomike për sektorët më të prekur nuk mjaftojnë.

Përmes një njoftimi ata thonë se 3 milionë euro edhe po të ishin të gjitha për gastronomi, nuk do të mjaftonin as për të paguar gjobat e shqiptuara gjatë pandemisë, e lëre më të paguhen shpenzimet operative me to.

Sipas tyre këto mjete janë të papranueshme për ta, e aq më tepër janë nënçmuese.

Postimi i plotë:

AS 3 MILIONË PËR SEKTORIN E 3TË QË MË SË SHUMTI PUNËSON?

Neni 11 i Ligjit për Rimëkëmbjen Ekonomike, parasheh përkrahjen e të gjitha bizneseve të cilat kanë qenë të mbyllura apo kanë pasur problem të funksionimit të rregullt gjatë kohës së pandemisë, me 200 milionë euro.

Për t’u zbatuar ky Ligj, Qeveria e Republikës së Kosovës me dt. 14 Janar, ka aprovuar masat e Programit të Rimëkëmbjes Ekonomike, në vlerë prej 222,4 milionë euro. Në këtë vendim, ka masa që ndajnë mjete financiare për Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës, Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Zyrën e Kryeministrit, Ministrinë e Shëndetësisë, Ministrinë e Bujqësisë, Ministrinë e Financave, Ministrinë e Zhvillimit Rajonal, Komunat, shtesat mbi paga, blerja e vaksinave Anti-COVID-19, etj. Pra, sipas QK, të gjitha këto masa vlejnë për rimëkëmbje ekonomike.

Në masën 8 të këtij vendimi, kemi ndarjen e mjeteve në shumë prej 9 milionë euro për ndërmarrjet në Kosovë, dhe nga kjo shumë, kemi ndarje prej 3 milionë euro për subvencionimin e sektorëve më të prekur për ndalimin e aktiviteteve të cilat janë: gastronomia, sallat e dasmave, sallat e sportit, qendrat rehabilituese dhe të ngjashme. Pra, janë të përfshira disa kategori të ndryshme në një linjë të përbashkët.

Një gjë tjetër që është me rëndësi është që Ligji mbi ndarjet buxhetore nuk i parasheh linjat e saj në përputhshmëri me Ligjin për Rimëkëmbjen Ekonomike. Si do të zbatojë QK, vetëm nenin 11 të këtij Ligji, pa u thelluar shumë tek pagat për punëtorët që kanë humbur punën si pasojë e pandemisë për më shumë se tre muaj, ku përafërsisht në të kualifikohen rreth 40,000 punëtorë, e vetëm në gastronomi janë diku rreth 11,000 punëtorë, ndërsa QK për këtë kategori i ka ndarë 10 milionë, që mbulojnë përkatësisht 11,111 punëtorë me nga 900 euro për 3 muaj.

Ligji për Rimëkëmbjen Ekonomike do të jetë në fuqi deri më 31 dhjetor 2021. A mund të zbatohet deri atëherë ky Ligj në tërësi nga QK, duke ditur që shumica e masave të Vendimit të fundit nuk janë as të përfshira në të?

3 milionë euro edhe po të ishin të gjitha për gastronomi, nuk do të mjaftonin as për të paguar gjobat e shqiptuara gjatë pandemisë, e lëre më të paguhen shpenzimet operative me to. Këto mjete janë të papranueshme për ne, e aq më tepër janë nënçmuese!

Download Nulled WordPress Themes
Download WordPress Themes Free
Free Download WordPress Themes
Download Premium WordPress Themes Free
download udemy paid course for free
download mobile firmware
Download Best WordPress Themes Free Download
udemy course download free
Previous Post

Mustafa: Vetëvendosje s’meriton përkrahje, e ka kundërshtuar pavarësinë dhe simbolet e Kosovës

Next Post

KQZ-ja do të angazhojë 15,110 persona në ditën e zgjedhjeve

Next Post
KQZ-ja do të angazhojë 15,110 persona në ditën e zgjedhjeve

KQZ-ja do të angazhojë 15,110 persona në ditën e zgjedhjeve

Të Fundit

Bashkësia Islame dhe komuna e Prishtinës varrosin serben që s’e kishte askënd

Bashkësia Islame e Kosovës mbledh mbi 123 mijë euro për Mitrovicën dhe Skenderajn

February 7, 2023
Vedat Muriqi: Lashë shkollën për futbollin

Vedat Muriqi, dhuron 15 mijë euro për të prekurit nga tërmetet

February 7, 2023
Gjukanoviç: Mali i Zi mbështet Kosovën në rrugën e saj drejt anëtarësimit në Këshillin e Evropës dhe integrimit në BE

Gjukanoviç: Mali i Zi mbështet Kosovën në rrugën e saj drejt anëtarësimit në Këshillin e Evropës dhe integrimit në BE

February 7, 2023
Hajnat vjedhin rreth 24 mijë euro para e stoli ari në shtëpinë e familjes Musaj në Zojz të Prizrenit

Hajnat vjedhin rreth 24 mijë euro para e stoli ari në shtëpinë e familjes Musaj në Zojz të Prizrenit

February 7, 2023
TV Prizreni

Të gjitha materialet e portalit janë të mbrojtura me të drejtat autoriale. Ato mund të kopjohen, modifikohen, dhe ripublikohen vetëm duke iu referuar burimit "tvprizreni.net".
Të drejtat autoriale janë të rezervuara, sipas dispozitave ligjore në fuqi në Republikën e Kosovës.

Rr. Suzi Çelebi nr.72, Prizren , 20000
Mob.: +383 (0) 49 606 399
Marketing: +383 (0) 48 139 739
Email: [email protected]

Na ndiqni në Facebook

Kategoritë

  • ARGËTIM
  • EKONOMI
  • FAMILJE
  • LAJME
  • OPINIONE
  • PRIZRENI ME RAJON
  • RAJONI DHE BOTA
  • ROZË
  • SHËNDETËSI
  • SPORT
  • TEKNOLOGJI
  • VENDI

Të Fundit

Bashkësia Islame dhe komuna e Prishtinës varrosin serben që s’e kishte askënd

Bashkësia Islame e Kosovës mbledh mbi 123 mijë euro për Mitrovicën dhe Skenderajn

February 7, 2023
Vedat Muriqi: Lashë shkollën për futbollin

Vedat Muriqi, dhuron 15 mijë euro për të prekurit nga tërmetet

February 7, 2023
  • Ballina
  • Politika e privatësisë
  • Politikat e “Cookies”

© 2020 TV Prizreni - Të gjitha të drejtat e rezervuara, Ndërtuar nga AA Media.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • PRIZRENI ME RAJON
  • VENDI
  • RAJONI DHE BOTA
  • OPINIONE
  • EKONOMI
  • SPORT
  • ROZË
  • SHËNDETËSI
  • ARGËTIM
  • TEKNOLOGJI

© 2020 TV Prizreni - Të gjitha të drejtat e rezervuara, Ndërtuar nga AA Media.