Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, i është kundërpërgjigjur deputetit të kësaj partie, Haxhi Avdyli.
Mustafa: Haxhi Avdylin nuk e konsideroj deputet të LDK-së

Mustafa nuk llogarit në Avdylin.“Nuk e konsideroj Haxhi Avdylin deputet të LDK-së”, ka thënë Mustafa për Kohën.Avdyli përmes një postimi, sot, në Facebook, e ka quajtur Mustafën politikan të dështuar, duke e akuzuar që e ka rrëzuar LDK-në për toke.
Sipas Avdylit, Mustafa ka shkatërruar gjithçka i ka dalë para për t’u bërë president.Haxhi Avdyli së bashku me kryeparlamentaren Vjosa Osmani nuk e kanë votuar Qeverinë Hoti. Ndryshe nga Avdyli, për Vjosën ka pasur edhe një proces të iniciuar nga Mustafa për largim nga strukturat udhëheqëse të partisë.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Të martën protestohet para ndërtesës së OKB’së në New York në mbështetje të ish-krerëve të UÇK’së

Përleshje mes katër personave në Prizren, lëndohet një zyrtar policor

Kapiteni i Policisë së Kosovës përfundon me sukses Akademinë Kombëtare të FBI-së

