Kryetari i PDSH-së në Preshevë, Ragmi Mustafa, ka deklaruar se shpreson që gjatë bisedimeve Kosovë-Serbi të flitet edhe për shqiptarët e Luginës, duke thënë se ashtu si i takon Vuçiqit të merret me serbët e Kosovës, pse të mos i takojë edhe Kurtit të merret me problemet e shqiptarëve të Preshevës.
“Aq sa angazhohet Vuçiq për veriun e Kosovës, në atë shkallë duhet të angazhohet edhe lidershipi shqiptar. Është momenti i fundit që shqiptarët në Preshevë, Bujanoc e Medvegjë të përfitojnë nga ky dialog në menyrë që edhe ata nesër të ndihen të lirë”.
“Gjithçka që kërkon Beogradi për serbët në Kosovë, pse të mos kërkojnë në proporcionalitet edhe autoritet e Republikës së Kosovës ndaj Serbisë, në interes të shqiptarëve të Luginës”.





