LAJME

Mushkolaj: Brukseli s’ka të drejtë ta kritikojë Kosovën për pengesa në lëvizjen e lirë, të vetmit kosovarët kanë mbetur të bllokuar

Mushkolaj: Brukseli s’ka të drejtë ta kritikojë Kosovën për pengesa në lëvizjen e lirë, të vetmit kosovarët kanë mbetur të bllokuar
TV Prizreni
TV Prizreni
22 Shtator 2021, 08:13

Analisti Imer Mushkolaj ka thënë se Kosova nuk ka çfarë të diskutojë në Bruksel lidhur me targat e automjeteve, pasi marrëveshja për lëvizje të lirë është arritur para 10 vjetësh dhe Serbia duhet ta zbatojë.Mushkolaj shtoi se Brukseli moralisht nuk ka të drejtë ta kritikojë Kosovën për pengesë në lëvizjen e lirë, pasi thotë se të vetmit që kanë mbetur të bllokuar e pa liberalizim janë kosovarët.

“Kosova nuk duhet dhe nuk ka çfarë të diskutojë në Bruksel për targat e automjeteve, pavarësisht ofertës së BE’së për ndërmjetësim. Marrëveshja për lëvizje të lirë është arritur para dhjetë vjetësh dhe Serbia duhet ta zbatojë. Kaq. E Brukseli moralisht nuk ka të drejtë të kritikojë Kosovën për pengesa në lëvizjen e lirë. Të vetmit kosovarët kanë mbetur të bllokuar, pa liberalizim, si në burg”, shkroi Mushkolaj në Facebook.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika