Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) ka shënuar rritje në të hyrat tatimore për 68 milionë më shumë në periudhën janar-qershore të këtij viti, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.
Në një konferencë për media, drejtori i këtij institucioni, Ilir Murtezaj tha se në këtë periudhë të hyrat e grumbulluara nga tatimet janë 423.2 milionë euro, ose 19 për qind më shumë se në periudhën e njëjtë të vitit paraprak.





