Home LAJME Murati zotohet se këtë vit synojnë t’i punësojnë 10 mijë të rinj deri në 25 vjeç

Murati zotohet se këtë vit synojnë t’i punësojnë 10 mijë të rinj deri në 25 vjeç

0
Murati zotohet se këtë vit synojnë t’i punësojnë 10 mijë të rinj deri në 25 vjeç

Qeveria e Kosovës sot prezantoi platformën “Super Puna”, ku të pranishëm ishin edhe kryeministri Albin Kurti dhe ministri i Financave, Hekuran Murati.

Sipas tyre, ka mjaft sipërmarrës që janë të gatshëm t’i punësojnë të rinjtë deri në 25 vjet, me subvencionim nga Qeveria në lartësinë e pagës minimale, 264 euro.

“Synimi ynë do të jetë që përmes kësaj platforme të automatizuar, të mundësohet që qysh në vitin e parë të kemi mbështetjen e deri në 10 mijë vendeve të punës për të rinjtë tanë prej 18 deri në 25 vjeç”, është shprehur Murati.

Kurti tha se lansimi i platformës “Super Puna” e shënon “përmbushjen edhe të një tjetër premtimi për qytetarët e Republikës”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here