LAJME

Murati: Rreth 4,100 familje kanë përfituar nga skema ‘Qeveria për Familjet’, 56% e të punësuarve janë gra!

Murati: Rreth 4,100 familje kanë përfituar nga skema ‘Qeveria për Familjet’, 56% e të punësuarve janë gra!
TV Prizreni
TV Prizreni
7 Dhjetor 2024, 13:42

Ministri i Finanacve, Hekuran Murati, përmes një video të ndarë në rrjetin social Facebook ka bërë të ditur se rreth 4,100 familje kanë përfituar nga Masa 1.8 ‘Qeveria për Familjet’, përmes së cilës mbështetet punësimi për familjet që s’kanë asnjë të punësuar.

Murati ka thënë se lajmi tjetër i mirë është që 56% e të punësuarve janë gra.

Ai tutje u shpreh se asnjë qeveri tjetër nuk ka bërë kaq shumë sa ‘Qeveria Kurti’ për mbështetjen e familjeve dhe punësimin e grave.

“Rreth 4,100 familje kanë përfituar nga Masa 1.8 Qeveria për Familjet, përmes së cilës mbështetet punësimi për familjet që s’kanë asnjë të punësuar.Lajmi tjetër i mirë është që 56% e të punësuarve janë gra, gjë që na ndihmon të përmbushim edhe një tjetër objektiv të programit tonë, atë të punësimit të grave.Asnjë qeveri tjetër nuk ka bërë kaq shumë sa Qeveria Kurti për mbështetjen e familjeve dhe punësimin e grave” shkruan Murati raporton “Gazeta Blic”.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika