Ministri në detyrë i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka publikuar të dhëna nga Banka Qendrore e Kosovës (BQK), sipas të cilave depozitat dhe kursimet e familjeve kosovare në banka kanë arritur nivel rekord.
Murati ka bërë të ditur se në fund të muajit tetor, shuma e kursimeve ka kapur vlerën 4.69 miliardë euro, duke theksuar se kjo shifër përbën rritje të ndjeshme gjatë pesë vjetëve të fundit.
Sipas tij, krahasuar me tetorin e pesë vjetëve më parë, kur depozitat ishin 2.57 miliardë euro, familjet kosovare kanë kursyer dhe depozituar 2.12 miliardë euro më shumë, apo 82.5% rritje gjatë qeverisjes Kurti.





