Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, ka nënshkruar vendimin për krijimin e grupit punues, që do të merret me hartimin e projektligjit për Bankën Zhvillimore.
Këtë vendim Murati e ka bërë të ditur përmes një postimi në rrjetin social Facebook.
Ai ka thënë se kreditimi i prodhuesve, eksportuesve, dhe projekteve të tjera zhvillimore me kushte të favorshme financiare do të jetë shumë më i lehtë me Bankën Zhvillimore.





