Ministri i Financave, Hekuran Murati në një konferencë për media ka thënë se do t’i dalin në ndihmë të gjitha bizneseve që do të ua rrisin pagat punëtorëve të tyre.
Murati-bizneseve: Rrisni pagat e punëtorëve, do t’iu subvencionojmë

Ai tha se kjo shumë do të subvencionohet gjysma nga ana e pushtetit për tre muaj radhazi.
“Do të kenë mbështetje. I bëj thirrje bizneseve dhe punëtorëve që të bëhet kjo rritje e pagës. Dhe ne do të mbështesim për tre muajt e ardhshëm. Sa i përket studentëve, ne do të iu njoftojmë ditëve në vijim sa i përket formularit të aplikimit. Do t’i mbështesim qytetarët”, tha ai në një konferencë për media.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Abrashi: Shteti nuk mund të drejtohet me ultimatume, dhuna nuk është rrugë demokratike

Haradinaj kërkon kthimin e deputetëve në Kuvend: Ikja e Kurtit dhe LVV-së është “dezertim”

PDK: Qeveria të ndalë dhunën ndaj protestuesve dhe t’i përgjigjet kërkesës për miratimin e ligjit që mbron UÇK-në

