Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, në një konferencë për media ka thënë se ka rezerva të mjaftueshme dhe se nuk ka nevojë për panik, njofton Klankossova.tv.
“Synimi ynë si qeveri është që të njoftojmë qytetarët se nuk ka nevojë për panik, meqenëse sot gjatë ditës kemi parë raste pranë disa mullive që ka pasur kolona të gjata, që na kujtojnë kohën e marsit dhe prillit të vitit 2020, kur ngjashëm ishte përhapur një panik se do të mbeteshin pa miell apo pa bukë, edhe atëherë kemi bërë thirrje që të mos ketë sjellje të tilla, nuk ka nevojë për panik jemi të furnizuar mjaftueshëm, dhe furnizohemi vazhdimisht”, tha ai.





