Home LAJME Murati: 90 milionë euro nga Banka Botërore në rrezik, nëse marrëveshja nuk ratifikohet deri në shtator

Murati: 90 milionë euro nga Banka Botërore në rrezik, nëse marrëveshja nuk ratifikohet deri në shtator

0
Murati: 90 milionë euro nga Banka Botërore në rrezik, nëse marrëveshja nuk ratifikohet deri në shtator

Ministri në detyrë i Finacave, Hekruan Murati ka thënë se Kosova rrezikon t’i humbë 90 milionë euro nga Banka Botërore nëse marrëveshja nuk ratifikohet deri në shtator.
Ai ka thënë se për këtë opozita duhet të reflektojë dhe të mundësojë konstituimin e Kuvendit.

“Nëse marrëveshja për 90 milionë euro me kamatë 0% nuk ratifikohet deri në shtator, ekziston rreziku shumë i lartë që këto mjetet t’i merren Kosovës dhe ti jepen një shteti tjetër. Prandaj është jetike që opozita të reflektojë dhe të mundësojë konstituimin e Kuvendit, e pastaj edhe të votojë këtë marrëveshje. Inatet politike nuk do të duhej t’i kushtonin shtetit tonë”, ka shkruar Murati në Fcebook.

Të hënën do të mbahet seanca e 36-të në përpjekje për konstituim të Kuvendit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here