Prizren – Ka dështuar të nis shqyrtimi kryesor në rastin e drejtorit të Arsimit në Komunën e Mamushës, Cafer Morina dhe drejtorit të shkollës së mesme në këtë komunë “Ataturk”, Rifat Krasniç, të akuzuar për keqpërdorim të pozitës zyrtare.Shkak për mos mbajtjen e seancës së paraparë për të martën ishte mungesa e anëtarit të trupit gjykues, Sami Gashi, raporton “Betimi për Drejtësi”.
Lidhur me mungesën e gjykatësit, kryetari i trupit gjykues, gjykatësi Xheladin Osmani ka thënë se i njëjti nuk mund të prezantoj në seancë për arsye shëndetësore.Në këto rrethana, seanca e së martës u shty për 4 qershor 2021, në ora 10:00.Sipas aktakuzës së Prokurorisë Themelore në Prizren, Cafer Morina si drejtor i arsimit në Komunën e Mamushës dhe Rifat Krasniç si drejtor i shkollës “Ataturk” akuzohen se në periudhën kohore 1 nëntor 2020, 23 nëntor 2020, në kohë të pacaktuar, duke shfrytëzuar detyrën ose autoritetin zyrtar, i tejkalojnë kompetencat e tyre, me qëllim shkelin të drejtat e personit tjetër Ramadan Shanli, duke mos zbatuar qëllimisht ligjin mbi punësimin.





