Komuna e Suharekës është duke u përballur me rritje të rasteve sa i përket Coronavirusit, kështu ka thënë, kryetari Bali Muharremaj.Më këtë rast, kryetari Muharremaj apeloi te qytetarët që edhe më tutje të mbajnë distancën dhe vënien e maskës, në mënyrë që ta tejkalojnë sa më shpejt këtë sfidë.“Kohëve të fundit si çdo komunë edhe në Suharekë kemi rritje të rasteve. Mund të ju them që situata është nën kontroll dhe jemi duke e menaxhuar mirë situatën. Kemi thirrur shtabin dhe u kemi dhënë detyrat tona”.
“Unë besoj që Suhareka nuk hynë në pikën e kuqe, mirëpo jemi duke punuar vazhdimisht dhe do të mundohemi që të jetë një gjendje stabile dhe e qetë. E kemi poashtu edhe ekipin e mjekëve në teren vazhdimisht, mirëpo apeli kryesor është edhe më tutje që të mbahet distanca dhe vënia e maskës dhe besoj që edhe këtë sfidë do ta tejkalojmë”.Sipas tij, ministria e Arsimit nuk duhet të marrin vendim për mbylljen e shkollave sepse do të vështirësonte mësimin online për klasat e para dhe të dyta.
“Duhet të ketë kujdes edhe Ministria e Arsimit që të mos marrin një vendim të tillë për mbyllje, sepse është problem që të organizohet mësimi online”, thotë ai për Ekonomia Online.





