LAJME

Arrestohen dy persona të dyshuar për disa raste të vjedhjeve në Prizren

Arrestohen dy persona të dyshuar për disa raste të vjedhjeve në Prizren
TV Prizreni
TV Prizreni
15 Shtator 2026, 08:27

Dy persona, njëri shtetas i Shqipërisë, janë arrestuar në rrugën “Masar Shala” në Prizren, më 13.09.2026, nën dyshimet se kanë kryer disa raste të vjedhjeve.

Autoritetet sqaruan se me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

Ndërsa, ndaj tyre, Policia ka iniciuar veprën penale “Vjedhje e rëndë”.

“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj, njëri kosovar dhe tjetri shtetas i Shqipërisë për shkak të dyshimit se kanë kryer disa raste të vjedhjeve. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.” – thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika