LAJME

Muharrem Nitaj emërohet ministër në detyrë

Muharrem Nitaj emërohet ministër në detyrë
TV Prizreni
TV Prizreni
13 Janar 2021, 14:16

Pas dorëheqjes së Blerim Kuçit nga pozita e ministrit të Ekonomisë, Muharrem Nitaj nga AAK u zgjodh ministër në detyrë.Kjo u konfirmua për Gazeta Blic nga zëdhënësja e Qeverisë, Antigona Baxhaku.“Po është e vërtetë, Muharrem Nitaj u zgjodh Ministër në Detyrë”, deklaroi ajo për Gazeta Blic.

Dorëheqjen Kuçi e kishte konfirmuar për Gazeta Blic, kjo për shkak se ai deshi të fokusohej në fushatë zgjedhore.“Po, kam kerkuar lirimin nga detyra se do jem pjesë e shtabit zgjedhor edhe nuk mundem në të njëjtën kohë me i kry dy detyra, sidomos në këtë ministri” tha shkurt Kuçi.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika