Ministria e Shëndetësisë përmes një komunikate ka bërë të ditur se iu ka dal në ndihmë me barna mjekësore 192 qytetarëve të Kaçanikut dhe 100 të tjerëve nga Hani i Elezit që dyshohet se u helmuan nga uji, raporton Gazeta Sinjali.
Ministria e Shëndetësisë, përveç tjerash njofton se sa i përket situatës së krijuar të gjitha komunat për rreth Hanit të Elezit, si Vitia, Ferizaj etj, janë në gjendje gatishmërie për të ndihmuar komunën e Hanit të Elezit.
Njoftimi i plotë nga komunikata e MSh-së:
Ministria e Shëndetësisë, në bashkëpunim me Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës, kanë bërë furnizimin me barna në QKMF-në, në Han të Elezit, në kuadër të kërkesave për ndihmë emergjente, sa i përket dyshimeve për helmim nga uji.
Ministria e Shëndetësisë, njofton opinion publik se në kuadër të emergjencave në QKMF Kaçanik dhe Hani i Elezit për produkte medicinale, ju njoftojmë për furnizimet të cilat janë realizuar nga ShSKUK.
Nga SP Ferizaj për QKMF Kaçanik (Furnizimi me datën 08.07.2022)
1. Ringer sol 500 copë
2. NaCl 500ml 700 copë
3. Kanilla 22G 1000 copë
4. Hyoscine amp. 120 copë
Nga QKUK per QKMF Hani i Elezit (Furnizimi me datën 12.07.2022)
1. NaCl 500ml 500 copë
2. Hyoscine amp. 60 copë
3. Metoclopramide amp. 150 copë
Po ashtu, sa i përket situatës së krijuar të gjitha komunat për rreth Hani të Elezit, si Vitia, Ferizaj etj, janë në gjendje gatishmërie për të ndihmuar komunën e Hanit të Elezit, për tejkalimin e kësaj situate, ku dyshohet se disa qytetarë janë helmuar më ujë të pijes.
Ministria e Shëndetësisë dhe institucionet relevante janë duke e përcjellë gjendjen në komunën e Hanit të Elezit dhe në atë të Kacanikut, në mënyrë që t’ju ofrojmë shërbime sa më të duhura qytetarëve të këtyre vendeve, por edhe më gjerë.
/GazetaSinjali/
