Ministria e Shëndetësisë e Republikës së Kosovë ka ftuar specialistët e fushave të ndryshme mjekësore që kanë interes për angazhim dhe punë në institucionet shëndetësore publike të Kosovës.Ftesa u drejtohet specialistëve të fushave mjekësore pjesëtarë të mërgatës shqiptare, atyre nga rajoni por dhe profesionistëve të huaj mjekësor.
“Bashkëpunimi profesional në institucionet tona ka ekzistuar dhe aktualisht është duke marrë ritëm të ri.
Por, në mënyrë që ky bashkëpunim të thellohet e dinamizohet ju ftojmë të shprehni interesimin tuaj për të ndihmuar vendin dhe sektorin krah për krah me kolegët që me mundin e dijen e tyre sigurojnë shërbimet në të gjitha nivelet”, thuhet në njoftim.





