- Reklama -

MPJD: Serbia po e fsheh qëllimisht të vërtetën e gjenocidit të kryer në Kosovë

Ministria e Punëve të Jashtme të Serbisë ka kritikuar autoritetet në Serbi, duke thënë se po vazhdojnë të fshehin krimet monstruoze të kryera në Kosovë, duke mos treguar vendndodhjen e mbetjeve mortore të qytetarëve të pafajshëm, të vrarë nga forcat paramilitare serbe.

“Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, shpreh indinjatën e thellë ndaj autoriteteve në Serbi, të cilat vazhdojnë të fshehin krimet monstruoze të kryera në Kosovë, duke mos treguar vendndodhjen e mbetjeve mortore të qytetarëve të pafajshëm, të vrarë nga forcat paramilitare serbe, trupat e të cilëve janë fshehur qëllimisht në varrezat masive nëpër Serbi”, thuhet në reagimin e MPJD-së.

- Reklama -

Nga MPJD-ja është thënë se gjykatat dhe prokuroria e ashtuquajtur e krimeve të luftës në Serbi, me dekada kanë qenë në dijeni për mbetjet mortore të shqiptarëve të Kosovës në vendin e quajtur Kizhevak, afër Rashkës, por nuk kanë ndërmarrë asnjë hap për ta zbardhur krimin dhe për të urdhëruar paraburgimin e atyre që janë përgjegjës për kryerjen e këtyre krimeve gjenocidale.

“Kjo dëshmon se krimet e kryera nga aparati shtetëror e kriminal i Millosheviqit, bashkëpunëtorët e ngushtë dhe besnikët e të cilit sot janë në krye të shtetit serb, Vuçiçi e Daçiqi, qëllimisht po mbajnë të hapur një nga plagët më të rënda të Kosovës së pasluftës, çështjen e të pagjeturve. Kjo shpërfaqë edhe fytyrën e vërtetë të udhëheqësve të Serbisë, të cilët kurrsesi nuk po distancohen nga e kaluara e tyre kriminale. Nuk mund të ketë as dialog e as marrëveshje përfundimtare me një shtet i cili vazhdon të mos kërkojë falje për krimet e kryera në Kosovë dhe që vazhdon të fsheh gjurmët e gjenocidit. Bashkësia ndërkombëtare duhet ta shoh Rashkën dhe varrezat tjera masive në Serbi dhe të mos heshtë përballë fakteve që dëshmojnë përgjegjësinë e Serbisë para drejtësisë ndërkombëtare për secilin krim, masakër dhe gjenocidin e kryer në Kosovë”, thuhet në reagimin e MPJD-së.

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka përgëzuar Komisionin Qeveritar për Persona të Zhdukur dhe drejtorin e Institutit të Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, që po punojnë me shumë përkushtim për zbulimin dhe identifikimin e trupave të të pagjeturve të fshehur në këtë varrezë masive në Serbi.

“Ia kemi borxh Kosovës, nënës Ferdonije në Gjakovë dhe të gjitha nënave dhe familjarëve të të pagjeturave që të bëjmë gjithçka që është në dorën tonë dhe të mos lëmë gur pa lëvizur deri në ndriçimin e plotë të fatit të të dashurve të tyre. Me mendje e zemër jemi pranë familjarëve në këtë periudhë të vështirë, për të cilët këto ditë po rëndohet dhimbja, dhe po thellohet plaga e luftës, 21 vjet pas përfundimit të saj. Vazhdimi i politikës së pandëshkueshmërisë së Serbisë, vazhdon të jetë njollë në drejtësinë ndërkombëtare”, thuhet nga MPJD-ja.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Numërohen votat e para për Kuvendin Komunal të Prizrenit, linku ku mund t’i gjeni rezultatet

KQZ ka publikuar rezultatet e para të kandidatëve për...

ACE mbyll Filma24, gjigantin e piraterisë së filmave në Shqipëri

Për mijëra shqiptarë, Filma24 ishte destinacioni kryesor për filma...

Zhurianët ndër shekuj: Që nga Beteja e Lumës, trashëgimtarë të rezistencës dhe trimërisë

Në krahun e majtë të brigjeve të Drilonit të...

Arrestohet i dyshuari për rastin e vdekjes në fshatin Zhur të Prizrenit

I dyshuari për rastin e fshatit Zhur të Prizrenit,...

Ka ndërruar jetë ish-boksieri dhe trajneri i njohur Avdi Karamani

Sot, ka ndërruar jetë në moshën 71-vjeçare ish-boksieri dhe...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort