Pas sulmit me gurë ndaj autobusit në Serbi që po udhëtonte nga Peja për në Dortmund , ka reaguar zëvendësministrja e Punëve të Jashtme dhe e Diasporës së Kosovës, Liza Gashi duke e akuzuar presidentin serb Aleksandar Vuçiq si nxitës i dhunës ndaj shqiptarëve.
“Dje, një autobus i mbushur me mërgimtarë që udhëtonte nga Kosova për në Gjermani është sulmuar me gurë teksa kalonte nëpër Serbi. Fatmirësisht, askush nuk është lënduar. Megjithatë, ne jemi shumë të shqetësuar nga sulmi dhe dënojmë motivet pas këtij agresioni”, thuhet në reagimin e Gashit.





