Home LAJME MPJD e Kosovës i reagon ashpër deklaratës së Vuçiqit

MPJD e Kosovës i reagon ashpër deklaratës së Vuçiqit

0
MPJD e Kosovës i reagon ashpër deklaratës së Vuçiqit

Zëvendësministri në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës në Kosovë, Kreshnik Ahmeti, ka reaguar pas deklaratës së Presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, sipas të cilit asnjë shtet nuk mund të futet në Bashkimin Evropian para Serbisë.

Sipas Ahmetit, Vuçiq është i njohur për ekzagjerimin e deklaratave të homologëve të tij.

Ai në një postim në llogarinë e tij në Twitter, ka thënë se është lajm i keq në rast se një vend i cili e mbështetë sulmin e Rusisë ndaj Ukrainës të jetë i pari në rajon që i jepet mundësia të futet në BE.

“Por, nëse është e vërtetë që një vend që mbështet pushtimin rus dhe provokon tensione në rajonin e tij do të jetë i pari që do të hyjë në BE, është sinjali më i keq për BE-në, ka shkruar Ahmeti.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here