LAJME

MPB: Nuk ka marrëveshje për tërheqjen e specialëve nga veriu

MPB: Nuk ka marrëveshje për tërheqjen e specialëve nga veriu
TV Prizreni
TV Prizreni
30 Maj 2023, 12:58

MPB: Nuk ka marrëveshje për tërheqjen e specialëve nga veriu

Në media sot është raportuar se misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë, KFOR ka arritur një marrëveshje me protestuesit në veri për tërheqje të trupave dhe lirim të burgosurve që u arrestuan dje si të dyshuar për sulmet në Zveçan.

Mirëpo kjo është mohuar nga Ministria e Punëve të Brendshme.

“Lajmi për arritjen e marrëveshjes mes KFOR-it dhe protestuesve, nuk qëndron. Nuk ka marrëveshje të tillë. Çfarëdo marrëveshje që flet se është arritur mes KFOR-it dhe protestuesve tërheqjen e trupave dhe lirimin e të burgosurve nuk është i vërtetë dhe nuk qëndron”- kanë deklaruar nga MPB-ja.

Ndryshe, edhe sot serbët lokalë në Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok po protestojnë kundër kryetarëve të rinj shqiptarë të këtyre tri komunave.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika