LAJME

MPB: Hyn në fuqi marrëveshja për njohjen e patentë-shoferëve mes Kosovës dhe Italisë

MPB: Hyn në fuqi marrëveshja për njohjen e patentë-shoferëve mes Kosovës dhe Italisë
TV Prizreni
TV Prizreni
29 Janar 2025, 16:27

Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) ka bërë të ditur se nga sot (29.01.2025) ka hyrë në fuqi zbatimi i marrëveshjes reciproke për njohjen e patentë-shoferëve mes Kosovës dhe Italisë.

Sipas ministrisë, njohja e patentë-shoferëve u mundëson qytetarëve të bëjnë konvertimin e dokumenteve pa pasur nevojë të nënshtrohen procedurave shtesë, as nga pjesa teorike dhe as nga ajo praktike.

“Zbatimi i kësaj marrëveshjeje është një hap i rëndësishëm drejt integrimit të qytetarëve të Kosovës që jetojnë në Republikën e Italisë. Njëkohësisht, kjo marrëveshje do të lehtësojë barrën ekonomike për qytetarët që kanë nevojë ta ndërrojnë dokumentin”- thuhet nga MPB.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika