Masat e ajrit me presion të lartë atmosferik të cilat kanë përfshirë Kosovën do të mbesin të qëndrueshme. Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka njoftuar do të mbajë mot i nxehtë dhe me vapë.
Moti sot, temperaturat deri në 35 gradë

“Këto masa të nxehta kanë origjinë nga Afrika Veriore. Riga shiu parashihen ditën e hënë dhe të premten, ndërsa ditët tjera do të jenë me intervale të gjata me diell.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 15-18 Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 29-35 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga verilindja dhe juglindja me shpejtësi 1-6 m/s”, ka njoftuar IHMK.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Tre vjet nga rënia e Afrim Bunjakut, 11 policë nderohen me Medalje për Shpëtim Jete

Shqipëria në trevjetorin e Banjskës: Nuk mund të ketë paqe të qëndrueshme pa llogaridhënie

Komisioni për Komunitete viziton shkollat e Prizrenit për të vlerësuar nevojat e nxënësve

