Vendi ynë do të vazhdojë të mbetet nën ndikimin e masave të ajrit me presion të ndryshueshëm atmosferik. Kjo situatë e parashikuar meteorologjike do të krijoj kushte për mot të vranët dhe me intervale me diell.
Vranësirat herë–herë do të shoqërohen me reshje shiu të intensitetit të ndryshueshëm. Nuk përjashtohen mundësitë edhe për shkarkime rrufesh.





