Në Kosovë, këtë të hënë pritet të mbajë mot kryesisht i vranët, por herë pas here do të ketë edhe intervale me diell, ka njoftuar Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK).
Sipas parashikimit, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 6 dhe 9 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale pritet të arrijnë nga 13 deri në 18 gradë Celsius.





