Ministri për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare, Andin Hoti ka reaguar pas deklaratës së zëvendëskryeministrit serb në detyrë, Ivica Daçiq, i cili ka shprehur pretendime territoriale të Serbisë ndaj shtetit të Kosovës, duke thënë se “flamuri serb do të valojë në Prizren”.
Andin Hoti – Daçiqit: Eja në Prizren, të presin burgjet e Kosovës

Hoti në një postim në Facebook ka ndarë një fotografi te busti i babait të tij Ukshin Hoti prej nga i bëri thirrje Daçiqit të vijë në Prizren së bashku me kriminelin Milan Radoiçiq.
“Daçiq, eja në Prizren! Të presim! Merre edhe Radoiçiqin me vete, se me ty e me disa si ti s’kemi përfunduar punë ende. Janë do djem e vajza në Policinë e Republikës së Kosovës që ju presin. Prizreni është Kosovë. Kosova është Republikë. Dhe etjes suaj për pushtim, masakra e gjenocid i është dhënë fund në vitin 1999, nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës, me mbështetjen vendimtare të NATO-s! Por ti eja, se burgjet e Kosovës të presin, drejtësia ka hesape të pambyllura me ty”.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Kurti viziton familjet e Salih Mëziut e Idriz Rrecajt, kërkon trysni mbi Serbinë

Sulm me raketa në aeroportin e Riadit, 12 të vrarë dhe mbi 300 të plagosur – SHBA-ja shqyrton mundësinë e ndërhyrjes

Ura që kundërmon – pamje që nuk i ka hije Prizrenit historik

