LAJME

Moti sot me diell, nesër me reshje shiu dhe bore

Moti sot me diell, nesër me reshje shiu dhe bore
TV Prizreni
TV Prizreni
6 Prill 2021, 07:27

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara, vende-vende parashihen riga shiu.Kurse, të mërkurën mot i ftohtë dhe me kushte për reshje shiu dhe bore, raporton TV Prizreni

“Nga dita e enjte parashihen rritje graduale të temperaturave maksimale, por që minimalet mbesin nën vlerat e mesatareve për periudhën që jemi.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -2 deri 2 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 4-14 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga veriu dhe jugperëndimi me shpejtësi 1-7m/s”, thuhet në njoftim.

Kushtet biometeorologjike mbeten të pafavorshme për një shtresë të popullatës me sëmundje kronike.Edhe kushtet agrometeorologjike nuk paraqiten të favorshme sidomos për fushën e pemëtarisë për shkak të mundësisë së temperaturave minimale (negative) që mund të regjistrohen në orët e para të ditës.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika