Të dielen sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës (IHMK) të dy vlerat ekstreme të temperaturave mbeten në vlera negative.
IHMK apelon për kujdes ngasësit e mjeteve motorike gjatë qarkullimit nëpër rrugë, pasi ngricat janëevidente gjatë gjithë kohës.
Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet -6 dhe -1 gradë Celsius, ndërsa temperaturat maksimale të ditës ndërmjet 0 dhe 5 gradë Celsius.
Do të fryjë erë kryesisht nga juglindja dhe veriperëndimi, me shpejtësi prej 1 deri në 12 m/s.
“Si pasojë e reshjeve, u bëhet apel komunave dhe agjencive përgjegjëse që të jenëvigjilente, veçanërisht në zonat me infrastrukturë të dobët dhe në vendbanimetpërreth rrjedhave lumore, pasi lokalisht mund të paraqiten vështirësi në qarkulliminnormal të ujërave dhe në komunikacion” – apelon IHMK.
